OtherPapers.com - Other Term Papers and Free Essays
Search

Modeli Capm

Essay by   •  June 8, 2016  •  Research Paper  •  7,747 Words (31 Pages)  •  964 Views

Essay Preview: Modeli Capm

Report this essay
Page 1 of 31

       

                                                                                                                         [pic 1]

[pic 2]

[pic 3]

PËRMBAJTJA

1. Hyrje………………………………………………………………………………………….3

2. Njohje me modelin CAPM…………………………………………………………………...4

3. Testet empirike të modelit……………………………………………………………………7                                    

   3.1. Testi Lintner……………………………………………………………………………....7

   3.2. Testi Fama, Mackbeth…………………………………………………………………….8

   3.3. Testi Black, Jensen, Scholes……………………………………………………………....9

   3.4. Testi Stambaugh………………………………………………………………………......9

  3.5. Testi Miller, Scholes………………………………………………………………………9

  3.6. Kritikat e Roll……………………………………………………………………………9

4. Aplikimet e CAPM………………………………………………………………………….11

   4.1. Përdorimi i modelit CAPM si një metodë për planifikimin strategjik……………….11

   4.2. CAPM për vendet në zhvillim………………………………………………………....15

   4.3. GCAPM………………………………………………………………………………..15

   4.4. CAPM në tregun kinez…………………………………………………………………17

5. Zgjerimi i modelit tradicional CAPM……………………………………………………….19

   5.1. A-CAPM…………………………………………………………………………………20

   5.2. I-CAPM…………………………………………………………………………………..21

    5.3. C-CAPM…………………………………………………………………………………22

   5.4. Co-CAPM………………………………………………………………………………..22

6. Konkluzione………………………………………………………………………………….24

7. Bibliografia…………………………………………………………………………………..25

  1. HYRJE

Modeli për përcaktimin e çmimit të aseteve, CAPM është një portret i idealizuar i mënyrës sesi tregjet financiare vendosin çmimet e mjeteve dhe në këtë mënyrë përcaktojnë kthimet e kërkuara nga investimet kapitale. I prezantuar nga William Sharpe (1964) dhe John Lintner (1965), siguroi kornizën e parë për ti dhënë përgjigje pyetjes thelbësore në financë, se si risku i një investimi do të ndikojë kthimin e pritur të tij.

Modeli siguron një metodologji për matjen e riskut dhe e përkthen këtë risk tek vlerësimi i normës së pritur të kthimit. CAPM është një teori elegante me implikime të thella për vlerësimin e aseteve dhe sjelljes së investitorëve. Pesë dekada më vonë, CAPM është ende gjerësisht i përdorur në praktikë si për vlerësimin e kostos së kapitalit të firmave dhe në vlerësimin e performancës së menaxhimit të portofoleve .

Përparësia e CAPM është se ai ofron parashikime të fuqishme e të kënaqshme intuitive, për mënyrën e matjes së riskut dhe lidhjes që ekziston midis kthimit të pritur dhe riskut. Por fatkeqësisht të dhënat empirike për modelin nuk e justifikojnë në mënyrë absolute vlefshmërinë e tij në praktikë. Problemet empirike të tij reflektojnë dështimin e teorisë, rezultat i supozimeve të shumta jorealiste mbi të cilat mbështetet CAPM, por ato mund të shkaktohen dhe nga vështirësia e implementimit të testeve.

Pavarësisht të metave, modeli është i rëndësishëm jo vetëm për investitorët individual, por edhe për korporatat duke i ndihmuar këto të fundit në proçesin e  planifikimit strategjik të portofolit të tyre të bizneseve.

Ky punim shpalos idetë kryesore për CAPM, e vendos zhvillimin e tij në një kontekst historik, paraqet disa zbatime praktike të tij të rëndësishme në botën e financës dhe e zgjeron modelin me disa modele të reja alternative që mbushin boshllëqet e CAPM tradicional.

2. NJOHJE ME MODELIN CAPM

Modeli CAPM u zhvillua në një kohë kur themelet teorike të vendimmarrjes në kushtet e pasigurisë ishin relativisht të reja dhe kur faktet kryesore empirike për riskun dhe kthimin në tregjet kapitale ishin ende të panjohura. Në vitet 1940, 1950, përpara se të zhvillohej modeli CAPM, modeli në fuqi për vlerësimin e kthimeve të pritura supozonte që kthimi që invetitori do të kërkonte nga aseti (kosto e kapitalit) do të varej nga mënyra se si aseti ishte financuar (Bierman dhe Smidt, 1966).

Kosto e kapitalit e asetit gjendej si një mesatare e ponderuar e kostos së kapitalit dhe kostos së borxhit bazuar në shumat relative të tyre në financimin e asetit. Kosto e borxhit dhe kosto e kapitalit derivonin nga kthimet e instrumentave afatgjatë. Një metodë e zakonshme për vlerësimin e kostos së kapitalit ishte modeli Gordon dhe Shapiro (1956), në të cilin dividendët e kompanisë kanë një rritje konstante me normë g. Në këtë model, nëqoftëse dividendi për tu shpërndarë është D dhe çmimi i aksionit është P, atëherë kosto e kapitali, r =D/P + g2.

Nga perspektiva e financës moderne, kjo qasje tregoi se vlera e një firme ose e një aseti nuk varet nga mënyra se si është financuar. Kjo nënkupton që kostoja e kapitalit përcaktohet nga kostoja e kapitalit të asetit dhe jo nga faktorë të tjerë. Megjithatë edhe përcaktimi i kostos së kapitalit nga rritja e ardhshme e dividendëve është subjektive pasi nuk ka ndonjë mënyrë për të përcaktuar parashikimet e tregut për normën e rritjes së flukseve të ardhshme. Një e metë tjetër e këtij modeli ishte fakti që sipas tij, kompanitë që kanë dividend të lartë do të kenë kosto kapitali më të lartë. Ndërkohë që CAPM do të tregonte se nuk ekziston një lidhje midis kostos së kapitalit dhe normës së rritjes së flukseve të ardhshme të mjeteve.

...

...

Download as:   txt (50.1 Kb)   pdf (482.7 Kb)   docx (175.4 Kb)  
Continue for 30 more pages »
Only available on OtherPapers.com
Citation Generator

(2016, 06). Modeli Capm. OtherPapers.com. Retrieved 06, 2016, from https://www.otherpapers.com/essay/Modeli-Capm/57326.html

"Modeli Capm" OtherPapers.com. 06 2016. 2016. 06 2016 <https://www.otherpapers.com/essay/Modeli-Capm/57326.html>.

"Modeli Capm." OtherPapers.com. OtherPapers.com, 06 2016. Web. 06 2016. <https://www.otherpapers.com/essay/Modeli-Capm/57326.html>.

"Modeli Capm." OtherPapers.com. 06, 2016. Accessed 06, 2016. https://www.otherpapers.com/essay/Modeli-Capm/57326.html.